(FOTO: Princesha Mako është mbesa më e madhe e Prandorit Akihito)/

Një anëtar i familjes mbretërore Japoneze, Princesha Mako, po dorëzon statusin e saj për martesën me një njeri të zakonshëm.

Mbesa më e madhe e Perandorit Akihito, 25 vjeçare, është fejuar me Kei Komuri- edhe ky 25 vjeç që punon në një firmë ligjore. Ata ishin takuar kur studionin së bashku.

Ligji mbretëror Japonez kërkon që Princesha të largohet nga familja mbretërore mbas martesës me një njeri të thjeshtë.

Kjo që ndodhi pritet që të rindezë debate mbi pasardhësit mbretëror, që mund të çojë ndoshta deri në abdikimin e afërt të Perandorit.

/Veritas.com.al