Aeroporti Ndërkombetar i Tiranës ka njoftuar të gjithë pasagjerët se pavarësisht problemeve momentale me sistemin TIMS, operimet vazhdojne pa vonesa në aeroport.

TIA iu ka bërë thirrje të gjithë pasagjerëve që të paraqiten në aeroport dy orë e gjysmë para fluturimit. “Aeroporti Nderkombetar i Tiranes njofton të gjithë pasagjerët se pavarësisht problemeve momentale me sistemin TIMS, operimet vazhdojne pa vonesa në aeroport. Fluturimet vazhdojnë sipas planit, megjithatë, ju lutemi të jeni të pranishëm në TIA 02:30 orë përpara për të shmangur çdo vonesë”, thuhet në njoftim.

Që prej mbrëmjes së djeshme, probleme nuk ka shfaqur vetëm sistemi TIMS në Pikat e Kalimit Kufitar të Shqipërisë, por i gjithë sistemi i Policisë së Shtetit Shqiptar i cili është jashtë funksionit.