Qeveritë po luftojnë ende për ti bërë ballë koronavirusit që kalon në pesë faza pikëllimi. Përgjigjja e njerëzimit ndaj pandemisë “covid-19” duket e mbërthyer në tre të parat: mohimi (nuk do të na ndodhë ne), zemërimi (është faji i një vendi tjetër, ose qeverisë tonë) dhe kompromiset (nëse ne bëjmë ndryshime modeste në mënyrën e jetesës, do të na lërë rehat).

E hëna e 16 marsit  mund të ketë qenë dita kur këtyre strategjive të përballimit të emergjencës iu ka erdhi fundi. Pjesa më e madhe e botës kaloi në fazën tjetër, depresioni – ndërgjegjësimi që mbyt zemrat se miliarda jetë do të tronditen seriozisht për javë dhe ndoshta muaj; se, para se të mbarojë e gjitha kjo, shumë njerëz do të vdesin; dhe se implikimet ekonomike janë tej mase të rënda.

Duke qenë se tregjet amerikane të aksioneve përjetuan një nga ditët më të këqija në historinë e tyre, në shumë vende të botës rritja e masave relativisht modeste kundër virusit në mënyrë graduale u ka lënë stafetën kufizimeve drakoniane në jetën e përditshme. Kjo duket se zgjidh një debat mes dy qasjeve shumë të ndryshme.

Disa qeveri perëndimore, veçanërisht ato të Amerikës dhe Britanisë, kishin miratuar masa shumë më të buta. Britania llogariti se, meqenëse më e keqja priste të vinte, nuk kishte kuptim të mbillte panik dhe pakënaqësi mes njerëzve të saj duke vendosur kufizime që ishin të parakohshme. Të dy vendet ishin të ngadalta për të kryer testet në masë për të kuptuar më mirë se sa njerëz ishin infektuar tashmë. “Relaksohuni, ne po veprojmë shumë mirë”, tha Presidenti Donald Trump para amerikanëve në 15 Mars. Në të kundërt, tre ditë më parë, Boris Johnson, kryeministri i Britanisë, e kishte quajtur pandeminë “krizën më të rëndë të shëndetit publik të një gjenerate”, por përgjigjja e qeverisë së tij nuk përfshinte mbylljen e shkollave, siç kishin bërë shumë vende, as ndalimin e tubimeve masive.

Vende të tjera do të merrnin masa më të ashpra dhe do të rezultonin të suksesshëm. Provinca qendrore kineze e Hubei, shtëpia e 60 milion njerëzve, do të qendronte në karantinë për gati dy muaj. Koreja e Jugut do të testonte qindra mijëra njerëz dhe do t’u mundësonte atyre një faqe interneti që tregon lëvizjet e tyre ku mund të kontrollonin nëse kishin pasur kontakte me të infektuarit ose jo. Vendet europiane gjithashtu nisën të mbyllin kufijtë, duke filluar nga Italia, vendi ku epidemia ka shpërthyer më keq në kontinent.

Ditët e fundit, Kina ka filluar të lehtësojë kufizimet dhe është duke festuar me kujdes të paktën një fitore të pjesshme ndaj virusit. Por kjo mund të jetë e parakohshme, pasi një valë e dytë e infeksioneve të ri-importuara nga jashtë mbetet e mundur. Hong Kongu, Singapori dhe Tajvani këtë javë kanë parë infeksione të përtërira pasi dukshëm shtypën përhapjen e virusit.

Pas 16 Marsit, dallimet midis vendeve janë më të vogla. Z. Johnson u tha njerëzve që të punojnë nga shtëpia nëse munden, të mos dalin në grupe të mëdha, të largohen nga lokalet dhe restorantet dhe të karantinojnë familjet e tyre për 14 ditë nëse një anëtar tregon simptoma të infeksionit (shkollatmbetën të hapura për momentin) . Ndryshimi i qasjes u justifikua duke thënë, “Duket sikur tani po i afrohemi pjesës së rritjes së shpejtë të kurbës së infeksionit”, dhe, në njoftime të tjera, janë shfaqur të dhëna të reja që tregojnë shtrirjen e krizës në Itali. Britania gjithashtu po dekurajon udhëtimet jo të domosdoshme, por nuk e ka ndaluar atë. Në të njëjtën ditë në Amerikë, Z. Trump mori vendime të reja më të rrepta, duke përfshirë atë që njerëzit duhet të shmangnin grumbullimet me dhjetë ose më shumë njerëz. Në Francë, presidenti Emmanuel Macron deklaroi se “ne jemi në luftë” me virusin.

Ndërkohë, numri i vendeve që mbyllin kufijtë e tyre për të parandaluar përhapjen e infektimit është rritur në mbi 80, përfshirë Amerikën, Australinë, Kanadanë, Japoninë, Rusinë. Ndalimi i lëvzijeve gjithashtu përfshin anëtarët e Bashkimit Europian dhe zonës së udhëtarëve të lir të Shengenit, të cilët miratuan një mbyllje 30-ditore të kufijve të tyre të jashtëm.

Një deklaratë e përbashkët në 16 mars nga drejtuesit e G7 (vendeve më të zhvilluara në botë) duket se paralajmëron një fazë të re të bashkëpunimit ndërkombëtar të mirëpritur pas një periudhe kur përleshjet dukeshin më të dukshme sesa bashkëpunimi. Deklarata zotohej për “një qasje të koordinuar të fuqishme ndërkombëtare, bazuar në shkencë dhe prova”. Por edhe kjo duket ishte një test politik, sepse aty thuhej se qasja duhet të jetë “në përputhje me vlerat tona demokratike dhe duke shfrytëzuar pikat e forta të ndërmarrjes private”, sikur të thotë: “A po dëgjon, Kinë?”

Në fakt, avantazhet e solidaritetit ndërkombëtar dhe një qasjeje të përbashkët janë  një blof. Vendet ende ndjekin strategji të ndryshme, dhe në disa raste ndalojnë eksportet e furnizimeve mjekësore. Ata duket se janë në konkurrencë për të treguar se metoda e tyre ka shanset më të mira për sukses. Jo shumë kohë pasi z. Johnson njoftoi masat e fundit të Britanisë, për shembull, Z. Macron zbuloi qasjen më radikale të Francës. Nga 17 Mars askush nuk duhet të braktisë shtëpinë e tij përveç blerjes së sendeve të domosdoshme, takime mjekësore ose të bëjë punë që nuk mund të bëhen në shtëpi. Shkollat, universitetet, kafenetë, kinematë, parukeritë dhe muzetë tashmë janë mbyllur.

Dy vendet më të fuqishme në botë, Amerika dhe Kina, ndërkohë përfshihen në një lojë fajësie. Gjithashtu në 16 Mars Z. Trump irritoi udhëheqësit e Kinës duke iu referuar “virusit kinez”. Zëdhënësi i ministrisë së jashtme të Kinës i kërkoi Amerikës të ndalojë “praktikën e neveritshme” të stigmatizimit të Kinës.

Por edhe zyrtarët kinezë gjithashtu kanë qenë fajtorë, në lidhje me një teori të çuditshme konspirative në internet se virusi është prodhuar nga ushtria amerikane dhe është sjellë në Kinë. Tensionet midis dy vendeve u përkeqësuan në 17 Mars kur Kina njoftoi se po dëbonte reporterët nga Neë York Times, Ëashington Post dhe Ëall Street Journal.

E ka përshkruar lëvizjen si “reciproke” – një përgjigje ndaj vendimit të zotit Trump muajin e kaluar për të ulur në Amerikë numrat e gazetarëve që punonin për pesë media kineze të kontrolluara nga shteti.

Nëse bashkëpunimi ndërkombëtar për betejën kundër virusit po shkon keq, atëherë të paktën bankat qendrore dhe autoritetet e tjera monetare po punojnë në grupe për të përmirësuar rënien ekonomike. Masa e Rezervës Federale të Amerikës për të ulur normat e interesit afër zeros në një ndërhyrje emergjente në 15 mars është në kundërshtim me vendime të shumë bankave të tjera qendrore. Rënia e aksioneve në tregun amerikan të nesërmen ishte një reflektim i impaktit të paktë të stimulit monetar tek investitorët dhe tregtarëve të cilët mendojnë se politika monetare mund të ndikojë në recesion – apo edhe depresion – që mund të ketë ardhur.

Më të rëndësishme janë përpjekjet e bankave qendrore për të mbajtur rrjedhën e kredisë para ndërmarrjeve dhe bankave që ata u detyrohen para për të vazhduar. Më 17 Mars Fed njoftoi se, ashtu si gjatë krizës financiare të 2008-09, ajo do të fillojë blerjen e borxhit afatshkurtër të kompanive (“letra tregtare”). Por në fund të fundit, bankat dhe kompanitë do të kenë nevojë për ndihmën e qeverive të tyre – ose të shpenzojnë drejtpërdrejt për të mbajtur bizneset e hapura, ose për të siguruar garanci për bankat.

Shumica e ekonomive të mëdha kanë njoftuar ose do të ofrojnë paketa të mëdha financiare për të mbështetur ekonominë ose e kanë bërë tashmë. Gjithashtu, më 17 mars, Ministri i Financave në Britani, Rishi Sunak, premtoi 400 miliardë dollarë hua, grante dhe garanci për bizneset që të kalojnë situatën e shkaktuar nga virusi. Franca ka premtuar 45 miliardë euro (50 miliardë dollarë) për të ndihmuar bizneset. Administrata e Z. Trump dëshiron që Kongresi të aprovojë $ 1trn shpenzime shtesë.

Vështirësia e institucioneve financiare nuk është ende aq e keqe sa ishte gjatë krizës financiare globale. Por mosmarrëveshjet për mënyrën e trajtimit të covid-19 dhe si të atribuohet faji për përhapjen e pandemisë nuk ndihmojnë për bashkëpunimin e ardhshëm për të ndaluar sistemet financiare që të fundosen apo të kenë rënie. Dhe, ndërkohë, çdo masë antivirale dhe ekonomike e prezantuar nga qeveritë duket se shërben pjesërisht për të rritur ndjenjën se politikëbërësit janë duke luftuar kundër një armiku që ata ende nuk e kuptojnë; dhe kështu do të përkeqësojnë panikun në rritje./TheEconomist/