Anëtarët e familjes Cali kanë reaguar pas vendimit të Gjykatës së Laçit për dy vëllezërit peshkatarë, të cilët janë dënuar me burg. Familjarët e vëllezërve Nikoll dhe Gjergj Cali kanë deklaruar se janë shkatërruar provat që implikonin deputetin Armando Prenga.
Ata janë shprehur se policia ka dhënë versionin për të cilin është urdhëruar të japë.
“Na është hequr liria padrejtësisht. Policia dha versionin që e urdhëruan të japë. Ne do të vazhdojmë betejën për të fituar lirinë. Gjykata dje ishte peng i një vendimi të padrejtë. Po shkatërronin provat kur ishim në spital” thuhet në deklaratën e familjes Cali