VLORË-Nga Vlora Kryeministri Rama paralajmëroi një ristrukturim të punës në Ministrinë e Brendshme apo në Policinë e Shtetit pas ngjarjeve të fundit kriminale apo edhe të rendit dhe sigurisë. Rama kërkoi nga gazetarët që të largohej më shpejt pasi kishte thirrur ministrin e Brendshëm Çuçi dhe disa drejtues të policisë.

“Tani do më duhet të largohem sepse kam thirrur me urgjencë ministrin e Brendshëm dhe disa drejtues të policisë, sepse do të lançojmë sa më shpejt fazën e re të ristrukturimit por që për arsye të mirëkuptueshme të përshpejtohet me disa javë”, tha Rama.

Ky vendim i Kryeministrit Rama vjen vetëm pak orë pasi vendi i trondit nga një ngjarje shumë e rëndë e ndodhur në plazhin e Velipojës kur për çështje territori në rërë u konfliktuan pronarët e 2 hoteleve dhe meten te vrare 4 persona. Ngjarje terrorizoi edhe pushuesit e shumtë në Velipojë, ngjarje e cila ka shqetësuar shumë edhe autoritetet.

Gjithashtu kjo lëvizje e Kryeministrit vjen pas tragjedisë së ndodhur të premten në mëngjës ku uje  shua nje familje e tere, pasi 4 anëtarët e saj, ndër të cilët edhe 2 vajza të mitura, humbën jetën si pasojë e një aksidenti që erdhi nga shpejtësia ekstreme e një të riu 22-vjeçar që e goditi nga mbrapa automjetin e familjes Gushi.

Këto 2 ngjarje kanë krijuar një klimë frike dhe pasigurie, e cila është vërtet shqetësuese kur jemi në një moment kyç të sezonit të ri turistik, për të cilin vendi ka kaq shumë nevojë pas përballjes me një pandemi sfilitëse dhe tragjedisë së tërmetit të 26 nëntorit 2019.

VERITAS.COM.AL