Në Rio de Zhaniero të Brazilit kanë nisur zyrtarisht Lojërat Olimpike 2016.  Ceremonia e hapjes u zhvillua në stadiumin e famshëm të Marakanas. Lojërat Olimpike në Rio 2016-të janë të 31-ta në historinë e olimpiadave.

 206 janë shtetet që marrin pjesë në këtë olimpiadë me rreth 12 mijë atlet, prej të cilave 6200 meshkuj dhe 5100 sportiste femra.

Ceremonia e Hapjes së kësaj Olimpiade ka kushtuar 10 herë më lirë se sa ceremonia e hapjes së Olimpiadës së fundit në Londër 2012.

Ndërkohë që gjithë përgatitjet për Olimpiadën i kanë kushtuara Brazilit rreth 4.58 miliardë dollarë.

Do të ketë 28 sporte, dy prej tyre janë të rinj në këtë Olimpiadë, si golfi që rikthehet pas 112 vitesh dhe një sport i ri që është rregbi.

Skuadra më e madhe Olimpike janë Shtetet e Bashkuara me 556 sportistë, të ndjekur nga Brazili me 469, Gjermania me 424, Australia 421 dhe Kina 404, ndërkohë që Shqipëria merr pjesë me 6 sportistë.

Gjithsesi ka edhe një skuadër më të vogël që konsiderohet më e vogla e Olimpiadës, ato janë Ishujt e Paqësorit të Jugut, të cilat kanë vetëm një sportist që do të marrë pjesë në garën e 100 m atletikë.

Legjenda e futbollit brazilian, Pele pritej të mbante në duart e tij flakën olimpike e ta vendoste atë drejt kusisë, por nuk ka mundur dot të jetë i pranishëm për shkak të problemeve të rënda shëndetësore që ka pasur.

Edhe pse dihej gjendja e tij, u shpresua deri vonë mbrëmjen e sotme, që ai të mbante pishtarin. 75-vjeçari fitues i tri kampionateve botërore i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në legen gjatë dhjetorit, ndaj dhe e ka të nevojshme mbajtjen e një shkopi për të ecur./Nga TCH