Nga: JOHN HAYWARD, Breitbart News

Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov tha në një intervistë me mediat ruse të enjten se ish-Sekretari i Shtetit John Kerry miratoi aneksimin e gadishullit të Krimesë nga Rusia në vitin 2014, duke besuar se banorët ishin me shumicë dërrmuese në favor të “ribashkimit” me Rusinë.

Sipas Lavrov, kritika kryesore ndaj Kerrit për veprimet e Rusisë ishte të sugjeronte mbajtjen e një referendumi tjetër për të përforcuar legjitimitetin e aneksimit.

RT.com e Rusisë përmblodhi komentet e Lavrov në shërbimin e lajmeve te RBK:

Nuk do të zbuloj ndonjë sekret të madh nëse them se John Kerry më tha në prill 2014: “Gjithçka është e qartë. Çdo gjë ndodhi në mënyrën që populli i Krimesë donte. Por, për hir të formës, mbaj një tjetër [referendum], “citoi Lavrov.

Moska e hodhi poshtë idenë si të panevojshme.

“Nëse ju pothuajse kuptuat gjithçka, përse t’i bënim njerëzit të votonin përsëri?”, tha Lavrov, duke shpjeguar arsyetimin e Kremlinit.

Lavrov, i cili është një nga zyrtarët më të lartë rusë që shërben në detyrë me gjatë, që nga viti 2004, tha se shpreson se thëniet e tij nuk do të prishin marrëdhënien e tij me Kerrin.

“Unë shpresoj se John nuk do të më zemërohet,” tha Lavrov, duke shtuar se Kerry, në kujtimet e tij, gjithashtu ka zbuluar disa nga bisedat e tyre koke me koke. Lavrov dhe Kerry ishin në raporte të mira gjatë mandatit të këtij te fundit si sekretar i shtetit nga 2013 në 2017 – raporti i tyre ishte akredituar në nënshkrimin e marrëveshjes së vitit 2013 për shkatërrimin e armëve kimike Siriane.

Televizioni RT.com ka hipotetizuar se Kerry nuk ka gjasa të pranojë se ai e ka njohur referendumin e Krimesë, sepse administrata e Obamës e konsideroi referendumin “ilegal” dhe një “veprim të paligjshëm nga ana e Rusëve për të aneksuar Krimenë”, siç e deklaroi Presidenti Barak Obama. Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian vendosën sanksione ndëshkuese ndaj Rusisë pas referendumit.

Siç u pranua nga RT, Sekretari i Shtetit Kerry ishte publikisht kritik për referendumin e Krimesë, duke e quajtur atë “të sajuar” dhe “fals”.

“Thjesht nuk mund te silleni në shekullin e 21-të duke përdorur mënyra si te shekullit të 19-të duke pushtuar një vend tjetër mbi një tekst paraprak komplet te sajuar,” tha Kerry për sjelljen ruse në rajon në vitin 2014.

Sekretari Kerry rikonfirmoi se Shtetet e Bashkuara e konsiderojnë referendumin ne zhvillim të paligjshëm sipas ligjit te Ukrainës dhe rideklaroi se Shtetet e Bashkuara nuk do ta njohin rezultatin”, tha Departamenti Amerikan i Shtetit pasi Kerry diskutoi referendumin me Lavrov.

Departamenti i Shtetit tha se mesazhi i Kerrit për Lavrov ishte se referendumi i Krimesë ishte krejtësisht i paligjshëm, ai nuk do të njihej kurrë nga bashkësia ndërkombëtare, dhe Rusia do të paguante një çmim të lartë për përdorimin e saj si një justifikim për të aneksuar Krimenë.

Kerry i tregoi Kongresit se paralajmërimi i tij për Lavrov ishte: “Mund të bëhet kërcënuese shpejt nëse bëhen zgjedhje te gabuara dhe mund të bëhet kërcënuese në drejtime të shumëfishta”.

The Moscow Times ka theksuar me vonesë të enjten në mëngjes se Kerry aktualisht ishte duke u shfaqur në publik në Normandi për 75 vjetorin e D-Day, por “ende nuk ka komentuar pretendimet e Lavrov.”

Veritas.com.al/