(FOTO: Paul Ryan)/

Zëdhënësi i Senatit republikan, Paul D. Ryan  tha të Martën se urdhri ekzekutiv i Trump për një verifikim ekstrem ishte  “për të ardhur keq”, por tha se politika e re nuk është vetëm një gjë ligjore; gjëja më e mirë dhe më e domosdoshme është që që të bëjmë gjërat e duhura për të zhdukur terrorizmin nga e ardhmja jonë dhe kjo nuk bëhet me akte që quhen “në përputhje vetëm me ligjin”.

Ai tha se ka biseduar me sekretarin e Sigurisë Kombëtare John F. Kelly për t’u siguruar se politikat e Sigurisë po shkojnë në rrugë më të mirë.

Por ai tha se Senati, me një model bipartizan, votoi për të mbështetur një pushim të shkurtër në programin e refugjatëve në Kongresin e kaluar. Ai tha se shtatë vendet me maxhorancë Muslimane ndaj të cilave Trump ka vendosur viza të përkohshme, ishin shënuar edhe nga administrata e Obamës dhe Kongresit si të tilla.

/Veritas.com.al/