Për Ariston-in, Festivalin e Sanremos e ka fituar Loredana Bertè: kur vendoset në vendin e katërt audienca çmendet, proteston, bërtet “Loredana, Loredana”. Aq shumë saqë Claudio Bisio është i detyruar të pranojë: “Për Ariston-in fiton Loredena Bertè”.

Pra, Claudio Baglioni, i cili kërkon me një fytyrë të penduar “respekt për këngëtarët në garë, që janë 24”. Gjithë Aristoni për Bertè, por në fund këtë Festival te 69 te Sanremos e fitoi Mahmood, me këngën Soldi: triumfon këngëtari me baba egjiptian, fitore e përshëndetur nga brusii insistente te platese. Vendi i tretë në tenoret e vegjel te Il Volo me Musica che Resta; vendi i dytë për Ultimo, i preferuari i natës se fundit, me Il ballo delle Incertezze. Mahmood e priti fitoren me një zë të thyer: “E pabesueshme, nuk po e besoj”.

Fishkellima dhe kundërshtime te publikut edhe për vendet e fundit, me Nek në vendin e 19-të dhe Paola Turci në te gjashtëmbëdhjetën. Fëshkellima edhe më te forta për Achille Lauro në vendin e nëntë me Rolls Royce shumë të kontestuar: por në këtë rast auditori vë gishtin mbi artistin, në qendër të një mijë polemikave dhe jo kundër pozicionit në renditje.

Per tu nenvizuar janë edhe çmimet e fituara nga Daniele Silvestri, i cili me këngën e tij Argento Vivo merr si çmimin e kritikes edhe çmimin e dhomës së shtypit Lucio Dalla, dhe pastaj merr edhe çmimin për tekstin më të mirë “Sergio Bardotti”. Çmimi Sergio Endrigo për interpretimin më të mirë shkon tek Simone Cristicchi me Abbi Cura di Me, i cili gjithashtu merr çmimin Giancarlo Bigazzi për kompozimin më të mirë muzikor, të dhënë nga orkestra e Ariston.

Dhe akoma, Ultimo është ngushëlluar me çmimin Tim Music për kengen më të dëgjuar ne rrjet.

Veritas.com.al/

 

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.