(FOTO: Senatori Bernie Sanders)/

Senatori Bernie Sanders  tha se Demokratët humbën para Presidentit të zgjedhur Donald Trump sepse ata janë jashtë realitetit, nuk e prekin Amerikën.

“tanimë unë besoj që Partia Demokrate nuk ka bërë punë të mirë në sensin e komunikimit me popullin në qytete, në qytete të vogla dhe në zonën rurale të Amerikës, në të gjithë vendin”, tha Sanders në një intervistë për “NPR’s Morning Edition”.

Senatori i Vermontit, i cili garoi për president në anën e Partisë Demokratike, dhe pastaj u shkëput dhe kandidoi si i pavarur pasi humbi në primare, përballë Hillary Clinton, tha se “ Shikoni, ju nuk mund tu vini rrotull vetëm shtëpive të njerëzve të pasur që bëjnë para dhe presin të fitojnë zgjedhjet përsëri. Ju duhet të dilni jashtë dhe të takoni edhe njerëzit e zakonshëm”.

/Veritas.com.al/