-Exclusive: Jens Stoltenberg thotë se Europa duhet të punojë për të shmangur përçarjen-.

 

Kreu i NATO-s ka paralajmëruar se po ndodh një ndarje të thellë mes Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve perëndimor. Ai ka thënë se nuk është i sigurt se marrëdhëniet transatlantike dhe ushtria e saj do të mund të mbijetojnë- raporton ‘The Guardian’

Duke u shprehur kundër sfondit të sulmeve të presidentit Trump ndaj kancelares gjermane Merkel, mbi emigracionin dhe vështirësitë e politikës së saj të brendshme, Jens Stoltenberg, sekretar i përgjithshëm i NATO-s u ka bërë thirrje të gjithë anëtarëve të NATO-s që të shmangin katastrofën e prishjes së unitetit në vendet perëndimore.

Duke folur për ‘Guardian, ‘sekrterai i Përgjithahsm i NATO-s pranon se “retë e një stuhie politike” po tendosen mbi aleatët e NATO-s. Por në një apel drejtuar liderëve të vendeve anëtare para samitit në korrik, ish kryeministri i Norvegjisë tha se “aty ku diferencat përsëriten, ne duhet të kufizojmë çdo impakt negativ në bashkëpunimin tonë të sigurisë”.

Stoltenberg – i cili ka takuar zonjën  Theresa May në Downing Street ditën e Enjte, në procesin e përgatitjes së samitin e Brukselit – shkruan: “që nga krijimi i aleancës para 70 vitesh, popujt e Europës dhe të Amerikës së Veriut, po jetojnë një periudhë të pa precedent paqeje dhe prosperiteti. Por në nivelin politik, lidhjet që na bashkojnë ne ndodhen në tendosje.

“Ka diferenca reale mes Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të tjerë mbi çështje të tilla si tregjet, ndryshimet klimaterike dhe marrëveshja bërthamore me Iranin”.

Veritas.com.al/