Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu kanë pritur shefin e Pfizer Albert Bourla për të vizituar një pikë qendrore vaksinimi.

 Ata ishin në arenën kombëtare “Air Albania”, ku shefit të Pfizer i bëri përshtypje fakti që ka të rinj që kanë shkuar për të bërë vaksinën. Manastirliu i shpjegoi se janë studentët që duhet të vaksinohen sepse do hapen Universitetet javën e ardhshme.

Rama: Ky është vendi i parë ku e kemi nisur se ishte vend i hapur dhe siguronte mbajtjen e distancës. Ishte mirë sepse për këtë fushatë, njerëzit mund të vijnë pa asnjë regjistrim, me kartë identiteti dhe të merrnin dozën e vaksinës.

Manastirliu: Të gjithë të dhënat regjistrohen në e albania, platforma që ka mundësinë e ndërveprimit me pasaportën e BE-së.

Ndërsa pritet që 500,000 doza të vaksinës Pfizer të mbërrijnë në mesin e tetorit, teksa kemi marrë tashmë garancinë nga kompania, për një tjetër kontratë të sigurtë me Pfizer gjatë vitit të ardhshëm.