Nje pale sandale grash me mbi 230 diamante u krijuan dhe realizuan në Itali, në bashkëpunim me Passion Jewellers dhe është pjesë e një koleksioni

Nga: Manuel Glauco Matetich 

Dubai është me të vërtetë qyteti i rekordeve botërore.

Një palë këpucë janë vene ne shitje për publikun e gjerë në shifrën (modeste) prej 17 milionë dollarë, ekuivalente me 14.5 milionë euro.

Kjo palë këpucësh, ekspozuar dje në një nga ndërtesat më prestigjioze në Dubai, Burj al-Arab (i vetmi hotel me 7 yje në botë), ka arritur një rekord shitje absolute.

Çifti i këpucëve të grave me take është projektuar dhe krijuar në Itali, në bashkëpunim me Passion Jewellers dhe është pjesë e një koleksioni. Kjo palë sandalesh me shkëlqim është bërë nga materiale me cilësinë më të lartë dhe me vlere te paçmuar. Kombinimi i lëkurës se kërkuar mëndafshit, arit dhe diamanteve e prodhuan këtë pale këpucësh, të rrethuar nga 236 diamante, nga të cilat 2 diamante pothuajse perfektë, pa asnjë defekt, prej 15 karatësh secila.

Qyteti i Dubait është me të vërtetë vendi ideal për njerëzit e pasur që nuk vene re shifrat e çmendura për të pasur cfaredolloj objekti të rrallë dhe të pashembullt. Nuk është, në fakt, hera e parë që në Dubai, kryeqyteti i një nga shtatë emiratet që përbëjnë Emiratet e Bashkuara Arabe, një produkt me një çmim rekord është vënë në shitje.

Për shembull, në prill të vitit të kaluar, dy shishe uiski të çmuar Macallan u ofruan për publikun. Shitur në një rekord prej 1.2 milion dollarë për një te apasionuar  i cili menjëherë I shtoi në koleksionin e tij privat, prodhimi datonte në 1926. Uiski ishte vjetërsuar në fuçi prej druri për rreth 60 vjet dhe pastaj u fut në shishe ne1986. Nuk ishte vetëm mosha e tij që e bëri atë të çmuar, por fakti që ai ishte dizenjuar nga artistët Sir Peter Blake dhe Valerio Adami.

Veritas.com.al/