Komisioni hetimor parlamentar për shkarkimin e presidentit Ilir Meta ka vendosur të miratojë raportin final të hetimit më datën 23 korrik.

Kryetari i këtij komisioni, socialisti Ulsi Manja, bëri të ditur se afati i fundit i këtij komisioni është 31 korriku dhe se raporti i komisionit do të paraqitet më 18 korrik.

 Në këtë mbledhje janë vendosur edhe dy relatorë që do të raportojnë më pas lidhur me gjetjet nga hetimet.

Ata janë Klotilda Bushka dhe Halit Valteri të cilët më 18 korrik duhet të kenë gati raportin dhe që më pas do të diskutohet në mbledhjen e datës 20 korrik.

Manja e quajti zyrtarisht të mbyllur hetimin ndaj Metës dhe kërkoi diskutimin e argumenteve dhe 20 provave shkresore për çështjen e ngritur, duke përfshirë edhe dy raportet Venecias.

Ulsi Manja: Raporti do të jetë gati deri më 18 korrik. Opinion i Venecias është pjesë e dosjes hetimore. Raporti përfundimtar do t’i paraqitet Kuvendit në seancë plenare dhe komisioni pushon së ekzistuari veprimtarinë e tij.

Sipas Manjës, dosja do të dorëzohet në Kuvend deri më datën 18 Korrik dhe afati i Komisionit Hetimor përfundon së ekzistuari më 30 korrik dhe do jetë Parlamenti që do të vendos me votë.

VERITAS.CO.AL/