Nga: Breitbart News/

Shkencëtari suedez Magnus Söderlund ka sugjeruar se njerëzit duke ngrënë njëri tjetrin pas vdekjes bëhet e mundur lufta kundër ndryshimit të klimës.

Shkencëtari ka përmendur mundësinë e kanibalizmit gjatë një transmetimi televiziv në televizionin suedez TV4 gjatë kësaj jave në Stokholm, në një emision mbi ‘ushqimin e të ardhmes’.

Söderlund është përgatitur për të mbajtur disa seminare mbi këtë temë, të titulluar “Gastro Summit — rreth të ardhmes së ushqimit” ku ka ndërmend të diskutojë mundësinë e ngrënies së  njeriut në emër të ndërprerjes së programeve të serave.

Sipas studiuesit, problemi kryesor me këtë ide është një tabu e përhapur kudo e ngrënies së mishit të humanëve dhe tha se pikëpamja konservatore mund ta bëjë të vështirë që të binden suedezët në masë që të ndërmarrin praktikën e kanibalizmit.

Söderlund nuk është i vetëm në thirrjen e tij për të hedhur poshtë tabunë e kanibalizmit. Vitin e kaluar, ateisti dhe shkencëtari i njohur Richard Dawkins bëri mbrojtjen për mishin e rritur në laborator dhe sugjeroi se ky mund të përdoret për ta kapërcyer kanibalizmin si tabu.

Veritas.com.al/

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.