(FOTO: Nga pamja e protestës)/

Burime nga mediat e Kosovës të ndodhura në Colmar thonë se shqiptarët që janë mbledhur në protestë kanë qenë qindra.  Ata u mblodhën në Colmar nga qytete të ndnryshëm  të Francës, me kërkesë për lirim sa më të shpejtë të liderit të AAK-së, ish kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Shumë prej protestuesve mbajnë pankarta me slogane që kërkojnë nga drejtësia francezë lirimin e menjëhershëm të Haradinajt, ndërkohë që flamuri shqiptarë, kuq e zi, valëvitet në të katër anët e sheshit me protestues.

Sipas raportimeve nga atje, gjithçka ka shkuar qetë, dhe me fjalime rasti, protestuesve u janë drejtuar përfaqësuesit e shumë shoqatave të shqiptarëve në Evropë dhe ata të partive politike që kanë zyrat e tyre në Francë, Gjermani e Zvicër.

/Veritas.com.al/