Gjatë kohës kur po zhvillohehin zgjedhjet për pushtetin vendor, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka dhënë një intervistë për ‘Al Jazeera’, ku thekson se shqiptarët janë të shokuar nga mos-reagimi i komunitetit ndërkombëtar për lidhjet e kryeministrit Edi Rama me krimin e organizuar që, sipas tij, janë tashmë të provuara.

Sipas Bashës, kjo situatë e rrezikshme mund të çojë në trazira sociale në Shqipëri.

“Shqiptarët janë të shokuar nga mos-reagimi i komunitetit ndërkombëtar për lidhjet e provuara të zotit Rama me organizatat kriminale, me të cilat erdhi në pushtet në vitin 2017-të. Kjo është një situatë rrezikshme dhe potencialisht mund të çojë në trazira civile dhe sociale nëse nuk ka një dënim të qartë të farsës që aktualisht ka ndodhur”, është shprehur kryeopozitari.

Kryetari i PD e bëri deklaratën në klimën e acaruar prej largimit të partisë së tij nga Kuvendi dhe nga zgjedhjet; dhe pasi PD dhe LSI ndërmorën akte të rënda dhune. Pas dhunës së përsëritur të këtyre forcave politike, SHBA dhe BE shtuan kujdesin ndaj vendit tonë të rrezikuar nga dhuna dhe mosstabiiliteti. SHBA deklaroi se ‘në rast dhune gjjatë zgjedhjeve, PD dhe LSI do të shhpalleshin organizata dhune’.

Veritas.com.al/