Një vit mbushet sot që nga vota publike e Britanikëve për të lënë Bashkimin Europian.

Sot pas një viti, negociatat sapo kanë nisur dhe anëtarët e Parlamentit akoma po përpiqen të  argumentojnë nëse është koha për të vazhduar me procedurat e Brexit- shkruan Breitbart Neës.

Në 23 qershor 2016, populli Britanik sfidoi kryeministrin e vendit, sfidoi presidentin Amerikan, Obama dhe mundësitë u shtruan përmes snjë basti me agjencitë dhe kompanitë e sondazheve për një votë vendimtare për fundin e një anëtarësimi në bllokun e Brukselit.

17,410,742 vota u hodhën në favor të Brexit, më shumë vota se janë hedhur ndonjëherë në historinë e Britanisë. Numri i madh i votave në favor të largimit nga blloku ishte një milionë më shumë se votat për të qëndruar në bllokun e BE.

Por ndërsa shumë po festojnë atë që lideri i fushatës së Brexit, Nigel Farage e quan ‘Dita e Pavarësisë së Britanisë’, thuajse nuk ka progres në procesin e ndarjes së Britanisë nga BE. Madje, dje, kryeministri i Luksemburgut Xavier Bettel, tha me shpoti se ish- votuese për të qëndruar në BE, Theresa May ka marrë kohë prej nëntë muaj për të nënshkruar një letër për konfirmimin e aktivizimit të Artikullit 50 të Traktatit të Lisbonës, që zyrtarisht e starton procesin e largimit.

Veritas.com.al/

The UK and EU flags