(FOTO: Stephanie Land në momentin kur mori vesh se Trump fitoi)/

 

Stephanie Land i ka shkruar një letër gazetës “Washington Post”, ku i thotë se fitorja e Donald Trump në zgjedhjet presidenciale i ka vjedhur asaj shpresën për të ardhmen, duke ia bërë të gjitha përpjekjet të kota.

Në Gusht, shkova gjashtë ditë në javë në takime. Isha e vendosur që të kërkoja dhe të gjeja partner. Takimet më rezultuan me njohjen e një burri gjysmë dekade më të ri se unë.

Meshkujt e kësaj kategorie, asnjëherë nuk i kanë marrë seriozisht raportet me mua, me dy fëmijët e mi dhe me qenin që e kemi kaq për zemër. Jo.

U nisa të gjej një të barabartë me mua. Një mashkull më tha se nuk e ndjente që ta bënte këtë hap, vetëm për të më shpëtuar mua. Megjithëse unë nuk kisha nevojë për shpëtim.

Por edhe kjo ishte gjysmë e vërtetë, më duket se kisha nevojë për shpëtim. Shpesh e kapja veten në një lloj vetmie që më mblidhej në stomak, gjë që niste me një sjellje si kaotike me fëmijët e mi që pasdite dhe vazhdonte natën, bëhesha më mirë kur e mbuloja kokën deri nën nën-mjekër.

Por pas dy javësh, erdhën zgjedhjet. Menjëherë, sapo u bë e qartë se Donald Trump do të bëhej President në vend të Hillary Clinton, u ndjeva keq në stomak, u sëmura. Doja t’i mblidhja fëmijët në krevat me mua dhe të ngjitesha pas tyre. Më dukej sikur vetëtima dhe bubullima po shpërthenin jashtë, me erë të fuqishme, saqë fuqia e tyre mund të na nxirrte nga shtëpia.

Që në atë moment bota u bë e pasigurt për mua.

/Veritas.com.al/