I këshilluar nga këshilltarët më të këqinj të mundshëm, mendja e Ilir Metës ka qënë e fokusuar e tëra në “zemrën e komplotit” të Perëndimit kundër tij, dhe dje ka tentuar të tregojë muskujt, teksa ka qëndruar “përballë” zv.ambasadores amerikane që po mbante fjalën. Por Leyla Moses-Ones e ka ruajtur mandatën e hidhur për Metën pikërisht në fund të fjalës së saj, ku në mënyrë direkte i ka kujtuar se SPAK, BKH dhe Gjykata Kushtetuese do ngrihen me shpejtësi, një paralajmërimi i fortë ky për Presidentin. Madje i ka kujtuar që të mos “kruhet” me Reformën në Drejtësi, pasi është një vepër tërësisht amerikane

Ilir Meta mori pjesë në Festën e Pavarësisë së SHBA, të organizuar nga e ngarkuara me punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Leyla Moses-Ones, duke tentuar sfidën.

I këshilluar nga këshilltarët më të këqij të mundshëm, mendja e Ilir Metës ka qenë e fokusuar e tëra në “zemrën e komplotit” të Perëndimit kundër tij, dhe mbrëmë ka tentuar të tregojë muskujt, teksa ka qëndruar “përballë” zv.ambasadores amerikane që po mbante fjalën.

Por teksa ka renditur fjalët rutinë në raste festash, Leyla Moses-Ones e ka ruajtur mandatën e hidhur për Metën pikërisht për në fund, ku në mënyrë direkte i ka kujtuar se SPAK, BKH dhe Gjykata Kushtetuese do të ngrihen me shpejtësi, një paralajmërim i fortë ku për Presidentin.

Për më tepër zv.ambasadorja amerikane ka përcjellë qëndrimin e qeverisë së SHBA se reforma në drejtësi dhe ngritja e institucioneve të reja të saj janë një vepër tërësisht amerikane.

Ky qëndrim ka bërë “nul” të gjitha “piruetat” e Metës kundër drejtësisë së re dhe i ka kujtuar në mënyrë indirekte që të mos “kruhet” më me këtë reformë.

“Ky ka qenë një vit i jashtëzakonshëm gurësh kilometrikë – lidhjet tona dypalëshe dhe shumëpalëshe ushtarake, të sigurisë dhe të zbatimit të ligjit janë më të ngushta se kurrë përmes investimeve si Baza Ajrore e Kuçovës; shkëmbimet tona akademike dhe kulturore po lulëzojnë; reformat e sektorit të drejtësisë janë duke ecur përpara me organet e pavarura të KLP dhe KLGJ të themeluara dhe duke punuar fort për të ngritur SPAK, BKH dhe gjykatat më të larta; kemi shtuar përpjekjet për të forcuar median dhe për të ndërtuar shoqërinë civile dhe për të ndihmuar kushtet për një rritje të fortë ekonomike”, ka deklaruar mes të tjerave Leyla Moses-Ones.

Në këtë mënyrë ka dështuar me sukses tërë ajo përgatitje e Presidentit për të qenë një sfidant ndaj Perëndimit, vetëm një javë pas akuzave të forta ndaj SHBA dhe BE, pikërisht në ambasadën e SHBA në Tiranë, pasi zv.ambasadorja e ka “këputur në mes” që në fillim/ Shkruan Pamflet/