Parlamenti studentor i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina “, së bashku me menaxhmentin e Univeristit kanë zhvilluar një aktivitet simbolik për nder të ditës botërore të tokës.

Këta studentë janë kujdesur që të largojnë mbeturinat si dhe të mbjellin lule në kampusin e Universitetit.

Me këtë rast janë shpërmdarë edhe fletushka me qëllim të ruajtjes së mjedisit dhe zgjerimin e hapësirave gjelbëruese.

“Mendo sot për një të nesërme më të mirë!,Ajër i pastër për jetë të gjatë!, Një llambë më pak – më shumë energji!,Të shpenzosh më pak letër do të thotë më shumë pyje dhe oksigjen!, Mbillni një lule për një botë më të mirë!”, janë disa nga motot e këtyre studentëve.