Lufta brenda PD-së, nga selia e partisë te Kuvendit, sot është zhvendosur edhe në rrugë. Lulzim Basha është pritur me protesta nga mbështetës të Sali Berishës, teksa po hynte nëbarin afër Piramidës në Tiranë përpara takimit të kishte me Lidhjen Demokratike të Gruas.

Me thirrjet “o plehrë, o qelbësirë’ ato i kanë bërë “pritë” Bashës, madje kur ky i fundit u fut në ambientet e lokalit, i kanë qëlluar me vezë makinën.

Lulzim Basha, pas kesaj,  iu ka dërguar një mesazh Sali Berishës dhe mbështetësve të tij. Basha tha se Berisha duhet të ndalet sa nuk është vonë, ndërkohë theksoi se dora e PD është e shtrirë për demokratët që distancohen nga dhuna.

Ndalni sa nuk jeni vonë, jua them qetësisht, por vendosmërisht, gjithçka iu fal, por nuk iu fal dhunën e gjuhës së urrejtjes ndaj demokratëve, për të tjerët dora është e shtrirë. Të rinjtë që ishin jashtë vendin e kanë PD, nëse duan këtë gjë. Është detyra ime dhe çdo drejtuesi t’i shtrijmë dorën nga acari dhe hutimi ku i ka çuar gjuha e urrejtjes, frikës, që janë instrumente të kaluara. Modeli i grave këtu në sallë është frymëzim për çdo demokra. Kryetarin nuk keni nevojë që ta forconi, e keni të fortë, e keni në krahun tuaj. Do t’i dëgjojmë të gjithë ata që nuk e kanë humbur arsyen, ose që e kanë humbur dhe i është rikthyer, për të kuptuar që kjo betejë nuk është për fatin e një njeriu”, tha Basha.