-Presidenti i Parlamentit Evropian ka ndërhyrë mbi krizën e tanishme midis Italisë dhe Francës: “Shkojmë në anën e gabuar për kapriciot e Di Maios”-.

Nga: Giorgia Baroncini/

Vendimi i Parisit për të thirrur ambasadorin e saj në Itali është “konfirmimi i njëmijte i politikës së çmendur të jashtme të kësaj qeverie që i deklaron luftë gjithë botës dhe shkon për të mbështetur të dhunshmit, që shkatërrojnë dhe hedhin shishe Molotov kundër policisë”.

E ka konfirmuar presidenti i Parlamentit Evropian, Antonio Tajani.

“Jemi të izoluar si asnjëherë – ka shtuar Tajani duke folur me gazetarët në Bruksel – është shumë e rende që qeveria është bëre me Maduron, është shumë e rende që shkon për të mbështetur një të dhunshëm si udhëheqësi i jelekëve të verdha”.

Sipas Presidentit të Parlamentit Evropian, ata” që paguajnë çmimin” e veprimeve të qeverisë “janë italianët, sepse Franca ka përgjegjësitë e veta, por ka të ngjarë të shkohet nga ana e arsyes në anën e gabuar për tekat e një zëvendëskryeministri pa përvojë “, ka konfirmuar ai duke iu referuar veprimeve të Luigi Di Maios.

“Zëvendëskryeministri Di Maio – ka shpjeguar Tajani – mund ta kursente  shumë mire veten nga ky mision flash në Francë, për të shkuar të bëjë marrëveshje me ata që hedhin Molotov kundër policisë, që shkatërrojnë dyqanet. Ne jemi nga ana e forcave të rendit dhe nga ana e  tregtarëve dhe të gjithë atyre që prodhojnë, duke krijuar punësim. Dhe e gjitha kjo vetëm për të kërkuar të bëjnë një grup parlamentar pas zgjedhjeve të majit: është vërtet e trishtueshme, e pështirë “.

E të njëjtës ide kryetarja e grupit të Forza Italia në Senat, Anna Maria Bernini. “Thirrja e ambasadorit francez është epilogu i pashmangshëm i një serie provokimesh të panevojshme dhe të çkompozuara nga ana e qeverise dhe një sinjal shumë i keq i izolimit ndërkombëtar në të cilin Italia ka rënë”, ka deklaruar Bernini.

“Kriza me Francën – ka konkluduar pastaj duke iu drejtuar ministrit të Jashtëm italian – jo vetëm që ve ne rrezik marrëdhëniet tregtare midis dy Vendeve dhe për rrjedhoje shumë nga kompanitë tona, por komplikon edhe dosjen Tav dhe bisedimet në progres mbi drejtësinë. Një kryevepër diplomatike. Moavero, nëse është, do të ishte me të vërtetë ora për te gjuajtur një goditje “.

 Veritas.com.al/