(FOTO: Arkiv)

Sot është depozituar në Kuvend kërkesa e disa deputetëve që kërkojnë interpelancë me kryeministrin Edi Rama. Depoutetët do të kërkojnë përgjigje nga kryeministri pse kanë dështuar negociatat me Bashkimin Europian?

Duke theksuar faktin se BE pak ditë më parë nuk vendosi asnjë afat se  kur do të hapen negociatat, deputetët Mimoza Hafizi, Dashamir Shehi, Astrit Patozi, Vangjel Dule, Agron Duka, Nard Ndoka e Ben Blushi, shprehen të shqetësuar se “çështja e integrimit shtyhet në afate të panjohur, duke krijuar pengesa shprese, pasiguri e cenim të imazhit të Shqipërisë”.

Deputetët nënvizojnë se “hapja e negociatave me BE është një çështje prioritare e politikës sonë” dhe për këtë arsye ata kërkojnë “interpelancë urgjente me kryeministrin e vendit, lidhur me veprimtarinë e tij dhe të qeverisë në këtë proces”

/Veritas.com.al/