Melania Trump shkëlqeu të Hënën në një mrekulli të vërtetë me veshjen e bardhë në drekën e parvjetshme për gratë e guvernatorëve të Shteteve të Bashkuara në takimi dimëror të Shoqatës së Guvernatorëve Kombëtar.

Zonja e parë hyri në Dhomën Blu të Shtëpisë së Bardhë me një fustan pa mëngë që shkonte poshtë nën gjunjë.

Zonja Trump foli para grupit për pak minuta dhe veçanërisht foli mbi sulmin me armë në shkollë në Parkland, Florida, që ndodhi para dy javësh.

“Para se të filloj, dua të sigurohem se jemi në momentin e një reflektimi mbi sulmin e tmerrshëm me armë në Florida”, shpjegoi zonja e parë.

“Mendimi ynë dhe lutjet shkojnë te të gjithë ata që u afektuan nga ai sulm i pakuptimtë. Si një prind unë nuk mund të imagjinoj këtë lloj hidhërimi dhe tragjedie si kjo që kishim”

“Unë jam e ngazëllyer kur shikoj fëmijët kudo në vendin tonë që flasin dhe përpiqen të krijojnë shanset e  tyre”, shtoi ajo.

“Ata janë e ardhmja jonë dhe ata e meritojnë të shprehen e të kërkojnë”.

VERITAS.COM.AL/