Një tjetër lajm tragjik nga koronavirusi. Një 17-vjeçar nga Elbasani ka humbur jetën nga virusi i rrezikshëm në vendin tonë.

Mësohet se adoleshenti ishte i shtruar prej një jave te spitali Covid-2 “Shefqet Ndroqi”.

Raportohet se gjendja shëndetësore e 17-vjeçarit ka qenë shumë e rënduar, me 100% të mushkërisë të prekur nga koronavirusi.

Gjendja e tij ishte përkeqësuar më tej në 24 orët e fundit, kur fatkeqësisht ka ndërruar jetë.

Ndërkohë, po sot, një 28-vjeçare po nga Elbasani ka ndërruar jetë nga Covid. Të dy viktimat e sotme raportohet se nuk kanë pasur sëmundje të tjera.