Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në Kombinat ku nënë e bijë janë gjetur të pajetë.

Sipas informacioneve paraprake dyshohet se ato janë vetëflijuar duke shpresuar në ringjalljan, sipas predikimeve te një sekti fetar.
Ngjarja ka ndodhur prapa ish Mapos në Kombinat.

Teksa vajza tjetër është dërguar në spital në gjendje të rëndë, bën me dije policia.

Mësohet se nëna dhe vajza që kanë ndërruar jetë janë Zhaneta Josifi dhe Anisa Josifi, teksa vajza që është gjallë është Blerta Josifi.
Sipas burimeve bëhet me dije se ato ishin ndjekëse të sektit “Jehovaj” dhe vajza kishte dy javë që kishte vdekur, ndërsa nëna priste ringjalljen e saj.

Tiranë/Informacion paraprak:

Më datë 02.07.2020,  shtetasi S.F, ka njoftuar në Komisariatin e Policisë nr 6 se  në rrugën “Hamdi Cenoimeri”, motra e tij nuk i përgjigjej në telefon dhe nuk i hapte derën e banesës.

Në banesë  kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses  dhe pasi kanê hapur derën, kanë gjetur pa shenja jete shtetasen ZH.J., 56 vjeçe dhe vajzën e saj A.J., 30 vjeçe, ndërsa vajza tjetër B.J, rreth 34 vjeçe, është dërguar në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor  i përbërë dhe nga dy ekspertë të mjekësisë ligjore ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes .

VERITAS.COM.AL