Grupit Parlamentar Demokrat është zgjeruar me pesë anëtarë të rinj. Konfirmimi është bërë në faqen zyrtare të Parlamentit, ku pesë deputetë janë bërë pjesë e Grupit Parlamentar Demokrat.

Ligoraq Karamelo, Krenar Rryci, Vasil Sterjovski, Majlinda Halilaj dhe Elda Hoti janë deputetët e rinj që i bashkohet grupit të drejtuar nga Rudina Hajdari.

Kjo lëvizje pritet të forcojë pozitat e Hajdarit përballë kundërshtarit të saj, Korab Lita, i cili pretendon se është votuar së fundmi në krye të këtij grupi.

Pak javë më parë, në emisionin “Top Talk” në Top Channel, Lita tha se pesë deputetë kishin kërkuar të bëhen pjesë e Grupit Parlamentar Demokrat, por ishin refuzuar. Ai theksoi se vendimi ishte marrë në bazë të rregullores së brendshme të grupit.

Pavarësisht kundërshtimit të Korab Litës, emrat e rinj janë zyrtarizuar në faqen e Parlamentit, por nuk dihet ende nëse ngërçi brenda grupit demokrat është kaluar.

VERITAS.COM.AL/