AFP / MARCO BERTORELLO

Ura Morandi në Gjenova, Itali, u shemb pa asnjë paralajmërim ditën e  Martë, duke i kthyer në copa- copa shuma makina, kamionë që nga lartësia 45 metra për në shinat e trenave.

Ekipet e shpëtimit përdorën mjete gërmues për të depërtuar përmes maleve të rrënojave në kërkim të të mbijetuarve, ndërsa kërkimet dëshpëruese dhe të dhimbshme për viktimat  e shembjes së mbikalimit kanë hyrë në ditën e katërt që të Premten, me 20 njerëz që akoma mungojnë.

Qeveria Italiane ka intensifikuar sulmet mbi operatorin e urës Morandi të vjetër disa dekada, e cila u shemb pa paralajmërim, duke rënë në 45 metra lartësi duke zënë poshtë makina, kamionë, etj.

Zemërimi po rritet mbi tragjedinë që la disa të vdekur dhe probleme strukturale që kanë shkaktuar mbikalimet prej dekadash.

Pavarësisht se kanë rënë shpresat për të gjetur të mbijetuar, punëtorët e shpëtimit thanë se nuk kanë hequr dorë, përderisa shpejtojnë me operacionin e rrezikshëm të kërkimit përmes malit të copave të makinave që nuk kanë as stabilitet.

“A ka njeri këtu? A është kush këtu?” thërret një zjarrfikës përmes shpellave të grumbullit të metaleve. Skena të tilla janë transmetuar përmes videove të shërbimit të urgjencës.

Vinça dhe buldozerë po punojnë për të pastruar vendin ndërsa qindra punëtorë të shpëtimit po përpiqen të largojnë pjesët e rënda që kanë mbetur me shembjen e  urës.

Po përpiqemi të gjejmë xhepa në rrënoja ku mund të ketë njerëz- të gjallë ose jo”, tha për AFP zyrtari i zjarrfikësve Emanuele Gissi..

Me një shifër parashikuese për 38 të vdekur, shefi i Prokurorisë së Genova-s ka thënë se diku mes 10 dhe 20 njerëz mund të jenë të zhdukur.

Veritas.com.al/