Hiri i katolikëve të krematoruar nuk mund të mbahet në shtëpi, duke e përhapur ose ndarë mes pjesëtarëve të familjes, ka deklaruar Vatikani përmes një direktive të re.

Instruksioni i shkruar, prej dy faqesh, i shpërndarë nga departamenti i doktrinës në Vatikan, thotë se hiri i të vdekurve duhet të mbahet në “vende të bekuar”, siç janë varrezat.

Instruksioni,gjithashtu thekson se Kisha Katolike Romane, akoma preferon varrimin para krematoriumit.

Vatikani lejoji krematoriumin në vitin 1963, por gjithnjë hezitoi ta zbatojë në praktikë. Departamenti i doktrinave theksoi njëkohësisht se edhe përmes krematoriumit nuk sugjerohet mohimi i besimit.

Ja disa nga idetë e reja:

“Nuk është e lejueshme që hiri të shpërndahet në ajër, në tokë, në det ose në disa mënyra të tjera; as të mbahen për kujtim pjesë nga bizhuteritë ose objekte të tjera”, thotë instruksioni i Vatikanit në Përmbledhjen e Doktrinës së Besimit.

Vatikani tha se ka lëshuar një direktivë të re mbi “ idetë e reja të kundërta me besimin e Kishës”, që ka nisur të përhapet që në vitin 1963.

Papa Francis, gjithashtu e ka aprovuar direktivë- tha Vatikani.

/ Veritas.com.al/

A worker collects ashes after cremation. File photo