Për shkak të situatës së krijuar nga pandemia e koronavirusit, në ceremoninë mortore morën pjesë vetëm disa miq e të afërm.

Prof.Dr. Masar Rizvanolli, një nga intelektualët më të mëdhenj të Kosovës ka ndërruar jetë në moshën 87-vjeçare.

Ai u gjet katër ditë më parë i vdekur në shtëpinë e tij në Gjakovë ndërkohë sipas policisë, e dyshuar për këtë ngjarje është vajza e tij 58-vjeçare e cila është me problememendore dhe tashmë është shtruar në spital. Për shkak të situatës së krijuar nga pandemia e koronavirusit, në ceremoninë mortore morën pjesë vetëm disa miq e të afërm.

Masar Riza Rizvanolli ka lindur në Gjakovë, më 24 maj të vitit 1933. Familja e tij fillimisht ka jetuar në Kukës, në kohën e Jugosllavisë. Prof. Masar Rizvanolli, shkollën fillore e filloi në Kukës, ku mësuesi i tij i parë ishte Ejup Binaku, gjakovar dhe patriot i shquar.

Historiani nga Gjakova, Masar Rizvanolli ka qenë edhe Kryetar i shoqatës së Intelektualëve “Jakova”. Ai ka është edhe autor i shumë librave historikë për ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore.

Për shkak të situatës së krijuar nga pandemia e koronavirusit, në ceremoninë mortore morën pjesë vetëm disa miq e të afërm.