Nga Atlantiku verior cikloni “Ottilia” po depërton mbi Evropën Qendrore, kur pritet formimi i një cikloni të dytë të fuqishëm me emrin “Petra”, që me shpejtësi do të depërtojë edhe në rajonin tonë.

Dita e sotme filloi me mot të butë mirëpo pas orëve të pasdites do të fillojë të fryjë erë jugperëndimore,  priten edhe reshje shiu që do të përfshijnë gjithë vendin deri në mbrëmje. Me kalimin e frontit të ftohtë era do të ndryshojë drejtimin nga krahu verior, ndërsa reshjet e shiut do të shndërrohen në reshje bore në male, të cilat do të vazhdojnë edhe gjatë ditës së mërkurë, e vende-vende deri të enjten në mëngjes.

Për shkak të diferencave të mëdha barike, të martën mbrëma dhe të mërkurën priten edhe erëra të fuqishme me hove deri në 20m/s.

Veritas.com.al/