Vrasja e llojit mafioz në Rrëshen, ka qenë e planifikuar në detaje. Atentati që iu bë në fillim të vitit me eksploziv në makinë kaloi për shkak të vigjilencës së vetë objektivit, Gjini.

Vrasësit kësaj here, siç duket e kanë ndjekur Tonin Gjinin hap pas hapi. Në automjetin e tij tip Benz, viktima ka qenë  së bashku me familjen.

Në një moment, Gjini ka ndalur automjetin pasi bashkëshortes së tij i është dashur që të shkojë në market për të blerë diçka. Ky ka qenë momenti  për vrasësit, që të vënë në jetë planin e tyre kriminal.

Pa marrë parasysh se në makinë ndodheshin dy fëmijët e tij, atentatorët nuk kanë nguruar që të qëllojnë në drejtim të Gjinit, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta policie, të cilët bënë rrethimin e zonës, me shpresë se do të mund të gjurmojnë vrasësit. Grupi hetimor ka shoqëruar në polici disa persona, në cilësinë e dëshmitarëve okularë, apo që mund të kenë  dijeni për ngjarjen. Në pyetje pritet që të merret edhe bashkëshortja e viktimës.

 

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.