WikiLeaks ka bërë të ditur se ka publikuar “zbulimin më të madh të bërë ndonjëherë” me më shumë se tetë mijë dokumente , të cilat CIA i ka karakterizuar si tepër të besueshme.

Në kumtesë thuhet se janë zbuluar detaje lidhur me atë se si CIA ka krijuar dhe zbatuar programin e hakerëve globalë.

Po ashtu, thuhet se agjencia ka keqpërdorë prodhime të shumta të popullarizuara të kompanive më të mëdha si Apple (iPhone), Google (telefonat android), Microsoft (sistemi operativ Windows) dhe Samsung (pajisjet televizive) dhe i ka shndërruar në “armë të veta” dhe “pajisje që dëgjojnë në fshehtësi”.

WikiLeaks pohon se deri te këto informacione ka ardhur përmes rrjetit, të cilin e përdorë Qendra për shërbim sajberinformacion të CIA në Virxhinia. Burimi, siç thuhet në kumtesën e WikiLeaks, thekson se qëllimi i zbulimit të këtyre informacioneve është inicimi i debateve publike për siguri, krijim, përdorim dhe kontroll demokratik të armëve-sajber. Dokumentet, të cilat janë publikuar, janë krijuar nga vitet 2013 deri 2016.

/Veritas.com.al/