( Hyrja kryesore për në zonën rezidenciale ku sapo ka nisur të jetojë Lulzim Basha)/

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha është zhvendosur nga apartamenti i tij në katin e 12, pranë kullave te “Qemal Stafa”.

Burime të dritare.net tregojnë se Basha dhe familja e tij janë shpërngulur, qysh prej javës së kaluar, në kompleksin e vilave “Long Hill”, në periferi të Tiranës. CNA.al sot në mengjes i drejtoi pyetje publike Lulzim Bashës për dy vila në këtë resort por nuk morri asnjë pergjigje.

Familja Basha tani jeton në një vilë dykatëshe të kompleksit nga më të pëlqyerit në kryeqytet, i njohur si kompleksi i vilave të Papulit.

Dritare.net sjell foton e makinës së Lulzim Bashës, sot, duke hyrë në kompleks.

Gjithashtu, pas kësaj hyrjeje të re, në zonë janë shtuar rojet e sigurisë së kryedemokratit. Nuk dihet nëse Basha e ka blerë vilën apo banon përkohësisht në pronën e ndërtuesit Papuli.

Burimet për dritare.net, tregojnë se zonja Basha, dy vajzat dhe prindërit e saj janë parë të shëtisin në kompleksin e vilave, ndërsa vetë lideri demokrat jo, përpos makinës së tij që del herët dhe kthehet shumë vonë.

Kompleksi i banuar nga diplomatë, bankierë dhe personazhe të njohura të biznesit ka një nga kafet më të bukura të zonës, që vizitohet shpesh nga kryeministri Rama, miqësia e të cilit me ndërtuesin Papuli është e vjetër.