Terrori zbarkon në Bruksel.

“Lega e Ligave”,super-lista sovraniste dhe populiste që mund të formohet për zgjedhjet evropiane të vitit 2019, rrezikon të bëhet një bombë që mund të përmbysë nga themelet Bashkimin Evropian. Nga grupi, përveç Legës se Matteo Salvinit, i cili e ka zyrtarizuar projektin, duhet te beje pjesë edhe Fronti Nacional e francezes Marine Le Pen, gjermania Alternativa për Gjermanine, Fpoe-ja austriake, Pvv holandeze, Polaket e të Djathtës së Re (Knp ) dhe ndoshta edhe Fidesz e kryeministrit Viktor Orban, i cili është gati të heqë dorë nga PPE.

Në secilën nga vendet, të gjitha këto parti ose janë në qeveri ose janë në rritje të shpejtë dhe të bujëshme edhe falë fushatave elektorale të luajtura mbi çështjet kyçe në Evropë si taksat, masat shtrënguese, siguria dhe emigracioni.

Zgjedhjet e vitit 2019 do të jenë redde rationem midis pro-europianëve dhe populistëve euro-skeptikë dhe tashmë mes Kancelarive dhe pallateve të pushtetit, qarkullojnë sondazhe shqetësuese për ke aktualisht mban poltrone që vlejnë.

Siç referohet nga gazeta italiane “La Repubblica, “parashikimet për partitë popullore evropiane (PPE)janë tashmë mjaft të zymta: vlerësojnë një humbje të mundshme prej së paku 30-40 deputetëve në krahasim me 214 aktuale.

Ndërkohë që internacionalja populiste do të ngjitet në pragun e të paktën njëqind parlamentarëve”. Gjithmonë nëse, sigurisht, kur të ndodhë midis verës dhe vjeshtës mbi temen e emigracionit, mos beje te rritet  indinjata e votuesve.

Dhe qe Angela Merkel te arrije të qëndrojë në fuqi në Gjermani, sepse nëse do të binte Kancelarja, çdo parashikim do të ishte për tu hedhur ne kosh.

Veritas.com.al/