Konservatorët e kancelarit udhëheqin zgjedhjet e parakohshme legjislative. FPÖ pëson një rënie me 10% dhe rrëshqet në vendin e tretë

Nga: Sergio Rame/

Zgjedhjet e parakohshme u njoftuan më 18 maj, sapo skandali “Ibizagate” përfshiu liderin e Partisë Austriake të Lirisë (FPÖ), Heinz-Christian Strache, duke bërë kështu te prishet koalicioni qeverisës i përbërë nga konservatorët e kancelarit Sebastian Kurz dhe nga e djathta ekstreme.

Ajo qe pagoi për këtë skandal ishte pikërisht FPÖ e cila ra me dhjetë pikë përqindje duke u përmbysur në 17%,dhe duke rrëshqitur kështu ne vendin e tretë. Sipas sondazheve të lëshuara nga instituti “Research Affairs” pas mbylljes së votimit, konservatorët e kancelarit që u largua Sebastian Kurz udhëheqin vallen me 37% të preferencave të ndjekur nga socialdemokratët e SPÖ ,qe arrijnë në 23%. Të Gjelbrit, që në zgjedhjet legjislative te 2017 nuk e kishin tejkaluar pragun 4% , do të futen në parlament.

Ajo qe beri te prishet koalicioni i udhëhequr nga Kurz ishte shpërndarja, më 17 maj, e një videoje të xhiruar në fshehtësi në 2017 në ishullin Ibiza.Nga ketej lindi emri “Ibizagate”. Në ato imazhe shihej Strache duke propozuar kontrata publike, me atë që ai besonte se ishte një oligarke ruse, për të marre në këmbim fonde te fshehta. Menjëherë pas publikimit të dokumentit nga Spiegel dhe Süddeutsche Zeitung,lideri i FPÖ dha dorëheqjen si zëvendës kancelar dhe si drejtues partie. Që atëherë, drejtimi i Vendit i është besuar një qeverie ad interim e udhëhequr nga një magjistrate, Brigitte Bierlein, dhe e djathta ekstreme ka vazhduar të humbasë vota deri në rënien e regjistruar sot në votime që e con atë në opozitë. “Nuk kemi marrë një mandat të qartë për të vazhduar koalicionin (me populloret e Kurz)”, tha sekretari i përgjithshëm i partisë Harald Vilimsky.

Si në vendet e tjera të BE-së, edhe ne zgjedhjet ne Austri regjistrohet një rritje e  fortë për të Gjelbrit në zgjedhjet e sotme të parakohshme në Austri. Partia ekologjiste, në të vërtetë, ka regjistruar rezultatin më të mirë të realizuar deri më tani. Një rritje konsensusi prej mbi dhjetë pikë përqindje që i sjell ata në 14.3% të votave dhe gjithashtu të futen në parlament.

Veritas.com.al/