Nga: Matt Snape

Gjatë fundjavës, nacionalisti i krahut të djathtë Ersin Tatar fitoi zgjedhjet presidenciale në Qipron Veriore të kontrolluar nga Turqia. Tatar, i cili fitoi 52 përqind të votave të Dielën, e ka bërë të qartë se ai dëshiron të sigurojë që Qipro të mbetet e ndarë.

Rivali dhe paraardhësi i tij, Mustafa Akinci, kërkoi ribashkimin me pjesën Greke të ishullit. Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, i cili mbështeti Tatarin gjatë fushatës së tij zgjedhore, e përgëzoi atë për fitoren.

Te dielen ishte raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale, pasi Tatar siguroi 32 përqind të votave në raundin e parë më 11 tetor, ndërsa Akinci fitoi pothuajse 30 përqind.

Fitorja e Tatarit është një goditje për procesin e paqes Qipriote

Sekretari i Përgjithshëm i OKB António Guterres kishte dashur të rinisë bisedimet e paqes në muajt e ardhshëm, por këto diskutime të ardhshme mund të mos ndodhin tani që ribashkimi nuk duket më si një opsion.

Turqia ishte e dobishme për te siguruar që Tatar te fitoje të dy raundet e zgjedhjeve të Qipros veriore. Për shembull, ata ndihmuan Tatar të orkestronte hapjen e bregdetit dikur përrallor të Varosha-s javën e kaluar. Pjesë e zonës së mbyllur të Famagustës të braktisur nga Qipriotët Grekë kur forcat Turke e pushtuan në 1974, ajo ka qenë jashtë kufijve që nga ajo kohë dhe është një komponent i negociatave.

Kritikët dënuan atë që ata e konsideruan si një marifet politik që synonte të përmirësonte vlerësimet e sondazheve për Tatar,dhe Akinci e përshkroi masën si një njollë mbi demokracinë. Por lëvizja tregon gjithashtu se Erdoğan nuk ka interes as për ribashkimin e Qipros.

Turqia ka penguar vazhdimisht procesin e paqes në Qipro

Presidenti aktual Qipriot i Veriut ishte gjithashtu në gjendje të varej nga mbështetja e Ankarasë dhe kolonëve Turq të cilët mbërritën në pjesën veriore të ishullit nga kontinenti Turk. Fluksi ka transformuar përbërjen demografike të veriut dhe ka kontribuar drejt një sensi në rritje të islamizimit në Qipron veriore. Nëse Tatar do të tradhtonte bazën e tij të mbështetjes në të ardhmen, kjo do të kishte pasoja shkatërruese elektorale për të, prandaj ai do të mbetet i vendosur në vendosmërinë e tij për të mbajtur Qipron të ndarë gjatë mandatit të tij zyrtar.

Hera e fundit që Qiproja iu afrua paqes ishte në vitin 2017 kur një proces i paqes u drejtua nga Presidenti i ishullit i njohur ndërkombëtarisht dhe administruar nga Greqia jugori Nicos Anastasiades dhe Akinci. Ai ishte parë si procesi më premtues në dekada për t’i dhënë fund konfliktit. Sidoqoftë, bisedimet u bllokuan në Crans Montana, Zvicër, në korrik 2017.

Anastasiades deklaroi se bisedimet e vitit 2017 dështuan për shkak të “qëndrimit dhe këmbënguljes së papërkulur” të Turqisë për të ruajtur Traktatin e Garancisë (të cilin MB, Greqia, Turqia dhe Qipro nënshkruan në 1960 për të garantuar statusin e ishullit si republikë), si dhe një prani të përhershme te trupave.

Eshtë koha që Shtetet e Bashkuara të ndërhyjnë në Procesin e Paqes

Edhe pse të dy Anastasiades dhe Guterres deklaruan muajin e kaluar se ata shpresonin që negociatat do të fillonin përsëri këtë vit, të dy ata pretenduan se Turqia synonte të ruante zgjidhjen e dy shteteve para se të fillonin bisedimet. Falë fitores së Tatarit, Erdogan pa dyshim do ta interpretojë këtë ngjarje si justifikim për qëndrimin e tij ndaj ishullit.

Sido që të jetë,është koha që SHBA të përfshihen më shumë në procesin e paqes të Qipros. Ata mund të ndihmojnë në modernizimin e forcave ushtarake të Qipros dhe të marrin pjesë në sektorin e saj të energjisë. Prania e Uashingtonit do të ishte në gjendje t’i kundërvihej Moskës dhe Ankarasë në ishull. Në 2021, SH.B.A. duhet ta bëjë përparësi të saj sigurimin që të dy palet Qipriotët Turq dhe ata Grekë të marrin të njëjtat të drejta dhe që të dy qeveritë Turke dhe Greke t’i mbështesin ato. Kjo do të ndihmonte ne sigurimin që ndarja e Qipros të përfundojë në një periudhë afatgjatë.

Zgjedhjet e fundit të Qipros Veriore janë një goditje afatshkurtër në procesin e paqes Qipriote, por shpresa nuk humbet nëse SH.B.A. fillojnë të ndërhyjnë në punët e ishullit më shumë. Eshtë opsioni i vetëm që OKB dhe BE kanë lënë duke marrë parasysh që ata të dy kanë dështuar keq për të siguruar një marrëveshje afatgjatë gjatë gjithë kësaj kohe.

VERITAS.COM.AL