Një zjarr ka rënë në katedralen e famshme Notre-Dame në Paris.

Shkaku i zjarrit nuk është bërë i qartë menjëherë, por zyrtarët thanë se mund të ketë lidhje me punimet për rinovimin e katedrales.

Imazhet që vijnë nga media sociale tregojnë shtëllungat e tymit që ngjiten në ajër mbi godinën e stilit Gotik 850 vjeçare.

Vitin e kaluar, Kisha Katolike në Francë lëshoi një apeli urgjent për financime për të ruajtur katedralen, që kishin nisur të mblidheshin.

Një opracion i madh është në rrugë për të shuar flakët, që ranë të Hënën pasdite. Zona që rrethon ndërtesën në qendër të Parisit është pastruar plotësisht, thanë zyrtarët.

Presidenti Emmanuel Macron anuloi një fjalim në televizion ku do t’i drejtohej kombit që ishte planifikuar për të Hënën pasdite për shkak të ‘zjarrit të tmerrshëm që e ktheu Notre- Dame në gërmadhë’,  siç tha ai.

Kryetare e Bashkisë e Parisit, Anne Hidalgo në twitter e përshkroi si ‘zjarr i tmerrshëm’.

“Shërbimi i zjarrfikësve të Parisit po përpiqet të kontrollojë flakët”, shkroi ajo në twitter, duke iu kërkuar banorëve që të respektojnë kordonin e sigurisë rreth vendit të ngjarjes.

Një zëdhënës i katedrales tha se zjarri, i cili shpërtheu në prag të Pashkëve Katolike, ra rreth orës 1650 GMT.

Veritas.com.al/

Image result for Notre-Dame cathedral: Firefighters tackle blaze in Paris

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.