Duket si apokaliptike, por ditën e fundit të ‘verës’, bash në momentin kur meteorologët po njoftojnë ardhjen e dimrit për pak orë, në Lurë bie zjarr i paparë. Zjarri po merr me vete gjithçka kishte mbetur nga prerjet dhe shkatërrimet në vite prej bukurisë së pashoqe të pyjeve te Lurës.

Një sipërfaqe pyjore është përfshirë nga flakët në Parkun Kombëtar të Lurës. Banorët e zonë kanë shpërndarë fotografi nga zjarri ku flakët duket se kanë përfshirë një sipërfaqe të madhe pyjore.

Banorët thonë se po mundohen të shuajnë flakët me mjete rrethanorë, ndërsa kërkojnë ndërhyrjen e ushtrisë, pasi terreni malor vështirëson fikjen e zjarrit për ta.

Helikopterët sot ishin në një stërvitje në sheshin Nënë Tereza në Tiranë, nuk dihet nëse kishin kohë të arrinin në Lurë.

Veritas.com.al/

foto galeri