Dhjetë persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e shpërthimit të një krateri të vullkanit Etna në Itali, i cili është në aktivitet prej disa ditësh.

Të plagosurit u goditën nga llava rreth mesditës së sotme, ndërsa mësohet se asnjëri prej tyre nuk është në gjendje të rëndë. Vetëm gjashtë nga të plagosurit u shtruan në spitalet e Catania dhe Acireale. Energjia e vullkanit qe ndodhet në Sicili, është në rritje thinj ekspertët, ndërsa priten shpërthime të tjera.

/Veritas.com.al/