Veritas
  • Kreu
  • Lajme
  • Analizë
  • Politikë
  • Biznes
  • Bota
  • Arte
  • Shkencë
  • Life
  • Style
  • Sport
  • Foto
  • Video
01 Qer 2023

Deklarata kamikaze, ofenduese, brutale, agresive, jo-diplomatike e Kurtit ndaj Blinken s’do të falet lehtë

Nga Dreni Himbeqa/ AP

Për njohësit e marrëdhënieve ndërkombëtare kundërpërgjigja e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit ndaj deklaratave të Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken – në një situatë ku raportet Kosovë-SHBA janë të acaruar –  duke e cilësuar këtë të fundit “naiv” e deklaratën e tij të “gabuar, të padrejtë e lënduese”, është brutale dhe agresive.

Deklarimi i shefit të ekzekutivit ndaj numrit dy të Administratës Amerikan, për analistin politik dhe ish-bashkëpartiakun e Kurtit, Visar Ymerin, nuk mund të kategorizohet as si kritikë e as si mospajtim për një politik të caktuar, por thjesht si një ofendim tipik.

“Ta quash Sekretarin e Shtetit Amerikan naiv është absolutisht skandaloze. Pra shefin e Ambasadorit Hovenier i cili muaj më parë ia kishte dhënë disa informata Kurtit të cilat Kryeministri ynë nuk i ka ditur”, thotë Ymeri për Albanian Post.

Në anën tjetër për sociologun dhe analistin politik, Artan Muhaxhiri, artikulimi i kryeqeveritarit në një medium prestigjioz ndërkombëtar nuk është asgjë tjetër veç kamikazllëk politik.

Kjo qasje e Kurtit ndaj Blinken, sipas Muhaxhirit, nuk ka logjikë politike, sepse s’është e bazuar në pushtetet reale të shtetit të Kosovës, as në ndonjë strategji për ndryshime fundamentale të orientimeve vlerore dhe krijim të aleancave të reja.

“Me deklarimin e tij ai e ka kaluar Rubikonin e Normalitetit në raportet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke e shndërruar veten në kundërshtar të hapur të Superfuqisë. Gjë që asnjëherë nuk është e rekomandueshme për cilindo lider shtetëror që synon qeverisje të mirë dhe zhvillimore. Administrata amerikane nuk do t’ia falë këtë mosrespekt të shprehur në mediat globale, përkundër kontakteve e tentimeve preliminare për marrëveshje dhe ekzistimit të hapësirave dialoguese”, thotë Muhaxhiri për AP.

Për Muhaxhirin Kurti ndoshta me deklaratën e dhënë ndaj Blinken – nga një perspektivë mitomanike – synon të pozicionohet në historinë politike kosovare si liderë që u kacafytë dhëmb-për-dhëmb me Amerikën.

“Në çdo skenar të ardhshëm Kryeministri Kurti do të dalë humbës: nëse e vazhdon këtë këmbëngulje do ta minojë edhe më shumë imazhin e tij në sytë e partnerëve ndërkombëtarë, kurse në rast të zmbrapsjes do të dëshmojë se kjo aventurë ishte vetëm naivitet i rrezikshëm. Tensionet nuk mund të vazhdojnë gjatë”.

Gjithë në këtë mes, sipas Muhaxhirit, gjasat më të mëdha janë që Kurti të aplikojë ndonjë gjetje kozmetike shumëkuptimshme, e cila do t’i shtrohej si urë afatshkurtër për ta kaluar këtë bllokadë që ka shkaktuar probleme të panumërta në dialog dhe planifikimet e dinamikave të pastajme.

Se deklarata e Kurtit drejtuar shefit të diplomacisë amerikane është e pamatur dhe mbi të gjitha jo-diplomatike e thotë edhe ligjëruesi i shkencave politike, Dritëro Arifi.

“Ka pasur 1 milionë mënyra që t’i jepet një kritik në mënyrë diplomatike pa e kuptuar që është e tillë mirëpo Kurti e ka thënë në mënyrën më brutale dhe agresive. Kosova nuk e ka fuqinë e Gjermanisë apo të Izraelit që herë pas here të ndërmerr veprime të njëanshme pavarësisht politikës së jashtme të SHBA-së”, pohon Arifi për AP.

Ditë më parë situata në Veri të Kosovës u përshkallëzua pas vendimit të Qeverisë për të vendosur kryetarët në ndërtesat e komunave të Zubin Potokut, Zveçanit dhe Leposaviqit nën asistencën e Policisë së Kosovës, pa koordinim me komunitetin ndërkombëtar.

Pjesa kryesore e bashkësisë ndërkombëtare, nga Sekretari i Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës deri te qëndrimi i përbashkët i vendeve të QUINT-it, e cilësuan këtë veprim si vendosje e masave të dhunshme në Kosovë.

DASH-i dënoi atë çfarë ndodhi në Veri duke vënë në pikëpyetje edhe marrëdhëniet në mes të Kosovës dhe SHBA-së. Reagim pothuajse të njëjtë patën edhe ambasadorët e shteteve të QUINT-it të cilët bënë thirrje autoriteteve të Kosovës që në mënyrë imediate të tërhiqen dhe ta de-përshkallëzojnë situatën në Veri.

Në anën tjetër Ambasadori i SHBA-ve, Jeffrey Hovenier, në një bisedë me gazetarët në ndërtesën e Ambasadës Amerikane në Kosovë, pohoi se vendimet e fundit të Qeverisë së Kosovës, janë duke ndikuar drejtpërdrejtë në përkeqësimin e marrëdhënieve mes dy vendeve – diçka që asnjëherë nuk është thënë më parë.

Top-diplomati amerikan madje njoftoi përjashtimin e Kosovës nga stërvitja ushtarake ndërkombëtare i udhëhequr nga NATO “Defender Europe 23” si pasojë e parë për Qeverinë e Kosovës pas vendimeve të njëanshme të saj në Veri.

Për Ymerin tashmë përpos që është e qartë që raportet SHBA-Kosovë janë të acaruara si kurrë më parë, sanksionet ndaj Kosovës sidomos ato financiare, nga sponsori i pavarësisë së vendit mund të shkojnë duke u rritur.

“Është e qartë që raportet SHBA-Kosovë nuk kanë qenë kurrë më të acaruara. Kjo na u tha në mënyrë të qartë dhe pa kurrfarë mundësie interpretimi dje nga ambasadori amerikan në Kosovë. SHBA-të tash për tash e deri në një vendim të dytë nuk e përkrahin Kosovën në asnjë nevojë tonën ndërkombëtarisht. As nuk bashkëpunojnë me Kosovën në rrafshin e sigurisë siç u përjashtuam këto ditë nga stërvitja ushtarake ‘Defender Europe 23’. Dhe këto mund të jenë vetëm fillimi i sanksioneve të cilat mund të shtrihen edhe te ndihma financiare”, shton ai.

Përveç ndëshkimit nga SHBA-të, Ymeri, beson se Kosova mund të pranojë një “shuplakë të nxehtë” edhe nga Bashkimi Evropian.

“Njëkohësisht një pako sanksionesh raportohet se po përgatitet edhe nga BE -ja, në rast se Kosova (dhe Serbia) nuk e pranojnë udhërrëfyesin për deeskalim që pritet ta propozojnë kryenegociatorët”.

Se raportet SHBA-Kosovë pas situatës së krijuar në Veri janë në gjendje jashtëzakonisht negative e thotë edhe Muhaxhiri.

E sipas tij kjo gjendje jo edhe aq e lakmueshme në marrëdhëniet SHBA-Kosovë do të rezultojë me cenim të imazhit dhe identiteti shtetërore në njërën anën e me izolim më të thellë të vendit si dhe me rritje të sentimentit antiamerikan në kategori të caktuara të shoqërisë në anën tjetër.

“Çarja e tillë do t’i zmadhojë e çimentojë hendeqet sociopolitike mes racionalistëve dhe populistëve, duke shkaktuar dëmtime traumatike politike”, thotë Muhaxhiri për AP.

Etiketa:

  • ANALIZA
  • kosova
  • Kurti
  • Më tepër

  • Gazeta gjermane “Suddeutsche Zeitung”: Edi Rama, pikturë dhe pushtet! Katër mandatet, rekord
  • Itali/ Reshje të dendura dhe stuhi në Milano, raportohet për një viktimë dhe dy të plagosur
  • Tarifat tregtare/ “Negociatat me BE-në vazhdojnë”, SHBA: Jemi afër arritjes së disa marrëveshjeve
  • Trump nënshkruan “deklaratën e fatkeqësisë natyrore për Texas”: Tragjedi e paimagjinueshme
  • Zjarri në Finiq vijon prej 5 ditësh, pritet ndihma ajrore nga Greqia.
  • Përmbytjet katastrofike në Texas, shkon në rreth 70 numri i viktimave
  • “Çlirimi i dytë” i Tiranës/ Apeli i Ramës: Lironi rrugë e trotuare, para se të nisin gjobat
  • Fluks pasagjerësh në Rinas/ Malaj: Priten rreth 12 milionë turistë gjatë këtij viti
  • Perla e gjelbër e Elbasanit/ Funari, destinacioni më i kërkuar turistik
  • Përmbytjet në Teksas/ Ulet niveli i ujit, vazhdojnë kërkimet për të zhdukurit
  • Të ngjashme

    Bloomberg u godit në debutimin e debatit- Warren kryesonte sulmin
    Agjencia e lajmeve “Reuters”: Trump mund të dëbojë 240,000 ukrainas
    Kongresmenët kërkojnë hetim Federal ndaj John Podesta për lidhjet me kompanitë ruse.

    Më të lexuarat

    Maska rigjeneruese për flokë të dëmtuar
    Maska rigjeneruese për flokë të dëmtuar
    Shëndet | 76 147 | |
    Pini ujë farash chia për t’u dobësuar
    Pini ujë farash chia për t’u dobësuar
    Breaking | 75 392 | |
    Gazetarja Erisa Zykaj konteston sjelljen e padenjë të zotit Junker ndaj mediave evropiane.
    Gazetarja Erisa Zykaj konteston sjelljen e padenjë të z ...
    Breaking | 67 214 | |
    Theresa May flakëron mbi Izraelin, hap një front tjetër me Amerikën e Donald Trump.
    Theresa May flakëron mbi Izraelin, hap një front tjetër ...
    Bota | 59 628 | |
    Pas zgjedhjeve, gruaja që hetoi mbi Fondacionin Clinton gjendet e vdekur.
    Pas zgjedhjeve, gruaja që hetoi mbi Fondacionin Clinton ...
    Amerika | 22 404 | |

    na ndiqni

    • Sitemap
    • Kontakt

    ©2025 Veritas. All rights reserved

    Drejtor:
    Frrok Çupi
    Email: [email protected]

    Analizë

  • Report plus
  • Dosier
  • Koment
  • Profil
  • Editorial
  • Media
  • Intervistë
  • Pikëpamje
  • Letra Editorit
  • Arte

  • Art
  • Filmi
  • Libri
  • Stil
  • Showbiz
  • Traditë
  • Revista
  • Spektakli
  • Biznes

  • Treg
  • Finance
  • Paraja
  • Turizëm
  • Bota

  • Zgjedhjet në Amerikë
  • Euroazi
  • Ballkani
  • Europa
  • Amerika
  • Lindja e Mesme
  • Administrata e re Trump
  • Inaugurimi i presidentit Trump
  • Shtëpia e Bardhë
  • Azia
  • G20
  • SHBA- RUSI
  • Lajme

  • Lajm në thellësi
  • Raport Special
  • Breaking
  • Soft News
  • Funny Story
  • Info Cafe
  • Life

  • Shëndet
  • Këshilla për jetën
  • Entertainment
  • Te çuditshme
  • Besimet
  • Weekend
  • Politikë

  • Fakti i ditës
  • Vendi
  • Europa
  • Zgjedhjet...
  • Parlament
  • Ligjet
  • Bashkimi Europian- BE
  • Kriza
  • Qeveria
  • Opozita
  • Shkencë

  • Teknologji
  • Mjedis
  • Novacion
  • Mobile
  • Weather
  • Sport

  • Vendi
  • Bota
  • Style

  • Trupi
  • Games & Puzzles
  • na ndiqni

    • Sitemap
    • Kontakt

    ©2025 Veritas. All rights reserved

    Drejtor:
    Frrok Çupi
    Email: [email protected]