Gjykata në Colmar të Francës ka vendosur që ta lirojë ish-kryeministrit Ramush Haradinaj.

Mbi të rëndonin akuzat e autoriteteve të Serbisë për, siç thuhet, krime lufte të kryera në periudhën e viteve 1998-1999.

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, sonte kthehet në Kosovë, ku Aeroportin e Prishtinës, do të pritet nga familja dhe simpatizantët e tij, ndërsa, nesër nga sheshi do t’u drejtohet qytetarëve.

Kështu ka thënë kryetari i gurpit parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj.

Bashkëshortja e Ramush Haradinajt, Anita Haradinaj ka deklaruar se vendimi për lirimin e Ramushit është vendim i duhur që do të duhet të ndodhte shumë kohë më parë.

Ajo ka thënë se këto ishin procese që i kanë lodhur sepse nuk do të duhej të ndodhnin, pasi lufta në Kosovë ka qenë një luftë e pastër.“Drejtësia edhe një herë po e vërteton se mund të vonojë por gjithnjë triumfoi. Ne edhe një herë, si familje dhe si popull, dolëm fitimtarë sepse lufta ka qenë e drejt dhe e pastër”, ka thënë ajo.

Veritas.com.al/