Kryeministri Edi Rama në një konferencë me Komisionerin për Zgjerim të BE-së, Olivér Várhelyi, duke falënderuar komisionerin për angazhimin pas situatës së tërmetit shton se për ecurinë e mëtejshme të integrimit, BE është e vetmja rrugë për vendin dhe shqiptarët.

Në fjalën e tij kryeministri i vendit shprehet se konferenca e donatorëve do të mbahet më 17 shkurt në Bruksel.

“E falënderoj sepse u angazhua personalisht pas situatës së tërmetit. Ishte pikërisht komisioneri që vuri në lëvizje mekanizmit e disbursimit e fondit të parë për të ndihmuar në atë moment, dhe më pas ne diskutuam edhe për konferencën e donatorëve që do mbahet më 17 shkurt në Bruksel. I them këto sepse në momentet që kaluam patëm mundësi të çmonim miqtë e vërtetë tanët”, tha kryeministri.

Kryeministri foli për ecurinë e mëtejshme të integrimit dhe hapjen e negociatave:

“Kemi diskutuar edhe për ecurinë e mëtejshme të integrimit, ne do të bëjmë të njëjtat gjëra dhe sikur të ishin hapur negociatat më herët, sepse kjo për ne është e vetmja rrugë, pavarësisht vendimit pastaj që do marrë BE.

Jemi duke përfunduar diskutimet dhe me ekspertizën ndërkombëtarë për të hapur një ofensivë të krimit të organizuar, kundër atyre prokurorëve dhe gjykatësve si ai i rastit i para dy ditëve që i përkasin KÇK”.

Veritas.com.al/