(FOTO: Papa Francis dhe deputeti Tom Doshi)/

Deputeti  i Kuvendit të Shqipërisë, Tom Doshi, së bashku me kardinal Troshanion kanë marrë pjesë në Meshën e Shenjtë të Papa Fransecut në Vatikan. Zoti Doshi ka bërë këtë shënim plot emocione mbi Meshën:

“Dy ditë të paharrueshme për mu dhe familjen teme. Dje pata fatin të marr pjesë në Meshën Shejte të Papës Françesku së bashku me kardinal Troshanin dhe familjen teme.

Para 50 vjetësh regjimi komunist ndalonte besimin fetar, ndërsa dje Papa Françeskus çoi meshë me meshtarin e fundit të asaj kohe.

Sot ishim në meshën private të Papës Ratzinger, nji At i dashtun dhe i ambël.

Bekim i madh për Shqipninë kjo vëmendje e Papës Françesku dhe dashnia e Papës Ratzinger për ne. I jemi mirënjohës Zotit për kardinalin Troshanin e Papëve për nderimin që i bajnë Kishës dhe kombit tonë”.

/Veritas.com.al/