Shqipëria përkujton sot 82-vjetorin e Çlirimit, në nderim të të gjithë atyre që luftuan dhe dhanë jetën për lirinë e vendit.
Në këtë ditë historike, figurat më të larta të shtetit do të zhvillojnë homazhe në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit, ndërsa në mbarë vendin organizohen ceremoni përkujtimore.
Shqipëria u çlirua nga forcat fashiste dhe naziste në nëntor të vitit 1944, pas një periudhe pesëvjeçare pushtimi që nisi me agresionin fashist italian më 7 prill 1939.
Pas kapitullimit të Italisë në vjeshtën e vitit 1943, vendi ra nën kontrollin gjerman, ndërsa lufta për çlirim kulmoi në nëntor të vitit 1944. Tirana u çlirua më 17 nëntor, ndërsa Shkodra dhe zona veriore më 29 nëntor, duke shënuar fundin e pushtimit gjerman në të gjithë vendin.Shqipëria mbetet i vetmi vend në Ballkan që arriti të çlirohet kryesisht me forcat e veta, ndërkohë që vendet e tjera u ndihmuan nga Ushtria e Kuqe.
Komente