Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në lagjen “Laknas të Kamzës. Policia njofton se një 13 vjeçar ka humbur jetën, pasi është vetëvrarë me armë.
“Dyshohet se shtetasi i mitur E.D. 13 vjeç, është vetëvrarë me armën e gjahut të babait tij, në një banesë të vjetër në pronësi të familjes së tij. Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera të shkaktuara nga ndonjë faktor tjetër, përveç dëmtimeve të shkaktuara nga arma e gjahut”, njofton policia.
Grupi hetimor në vendngjarje, nën drejtimin e Prokurorit, po hetojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Veritas.com.al/