-130 efektivë të policisë së Burgjeve rezultojnë me precedentë penal-
Të dhënat vijnë pas një inspektimi të bërë nga ministria e Drejtësisë dhe Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve.
Pas verifikimeve ka rezultuar se 130 persona janë me dënime penale.
Verifikimi është bazuar në Nenin 17 pika 1/d i Ligjit nr. 10032 “Për Policinë e Burgjeve”, ku thuhet se një nga kriteret e përgjithshme për t’u pranuar në Policinë e Burgjeve është që personi të “mos jetë dënuar penalisht me vendim gjykate të formës së prerë”.
“Bazuar në verifikimin e kryer nga strukturat e Ministrisë së Drejtësisë dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve deri tani rezulton që rreth 130 persona janë me dënime penale” bëjnë me dije burime të kësaj ministrie
Ministria e Drejtësisë ndërmori procesin e verifikimit të pastërtisë së figurës së policëve të burgjeve në Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale.
Veritas.com.al/