-Rrëfimi i të penduarit të mafies: Si u mbyt anija me lëndë kimike pranë brigjeve të Shqipërisë-

Investigimi i mediave italiane për trafikun e mbetjeve përbën një skandal të zhdukjes së qelizës njerëzore. Pritet që hetimet të nxjerrin në  pah se tonelata me mbetje të rrezikshme janë groposur në Shqipëri. Sipas investigimit, 1300 kontenierë me mbetje që duhet të dërgoheshin në Maqedoni për t’u përpunuar, nuk janë parë të dalin kurrë nga vendi ynë.

Ja edhe  dëshmia  e një trafikanti të penduar në Itali mbi mbetjet:

Sipas tij, nuk bëhet fjalë për trafik mes dy shteteve, por në këtë skemë janë të përfshira shumë shtete të cilat përpunojnë mbetjet.

Trafikanti i penduar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur për arsye sigurie, pohon se në këtë aktivitet kriminal janë të përfshirë mafia, biznesi dhe politika. Kjo e fundit dikton gjithçka. Politika- mbi të gjitha është e interesuar në trafikun kriminal të mbetjeve për shkak të shumave të mëdha të parave që qarkullojnë.

“Në qoftë se institucionet nuk mbyllin sytë, trafikimi i mbetjeve nuk vazhdon. Ky trafik bëhet nga shumë shtete, nga qeveritë dhe jo nga trafikantët”, thotë trafikanti i penduar.

Kontenierët janë të mbushur me blloqe betoni dhe mermeri, që zakonisht përdoren nga trafikantët për t’u mbrojtur nga rrezatimi i helmeve të mbetjeve.

Më pas kontenierët e mbushur me plehra kimike groposen në tokë apo hidhen në mes të detit.

Kjo ka ndodhur edhe më parë:

I penduari i drejtësisë i njohur si “Pinocchio” tregon edhe rastin e anijes ‘Rigel’ që u zhduk në shtator të 1987 në detin Jon në Kalabri, e cila kishte bërë një ndalesë në Shqipëri dhe në Afrikën e Veriut. Anija ishte e mbushur me mbetje toksike dhe pas atij viti u zhduk në det.

/Veritas.com.al/