Enedio Guri, 14 vjeç, i dyshuar për vrasjen me thikë të bashkëmoshatarit të tij Erald Xhejo, raportohet se ndodhet në gjendje të rënduar psikologjike, gjë që deri tani ka penguar marrjen e tij në pyetje nga grupi hetimor.

Sot, në prani të avokatit, psikologut dhe familjarëve, pritet të merret dëshmia e Gurit, mbi të cilin rëndon akuza e “vrasjes me dashje”. Sipas ekspertizës mjeko-ligjore, viktima humbi jetën si pasojë e një goditjeje të vetme me thikë në zemër.

Pas krimit, autori i dyshuar ka tentuar të largohet me makinë, ndërsa xhaxhai i tij ka marrë thikën nga vendngjarja, e ka larë dhe e ka fshehur, duke penguar hetimet.

Hetimet zbuluan se viktima dhe autori i dyshuar u takuan rastësisht më 14 gusht në një lokal të fshatit Pirg, të shoqëruar nga shokët e tyre. Takimi ka nisur me debat mbi fjalën “pse më shikon?”, ndërsa konflikti mes tyre kishte nisur rreth një vit më parë. Përplasja degjeneroi në përdorimin e thikës që Guri mbante me vete.

Për ngjarjen e rëndë, policia ka arrestuar tetë persona:

-Enedio Guri – autori i dyshuar.

-Edison Guri (babai, 44 vjeç) dhe Roland Guri (xhaxhai, 44 vjeç) – akuzohen për fshehjen e provave.

-Flori Çela (34 vjeç) – i pranishëm gjatë konfliktit dhe tentoi të largohej me automjetin e Gurit.

-Katër të mitur – shokë të dy adoleshentëve, të cilët dyshohet se penguan zbulimin e së vërtetës me deklarimet e tyre.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *